Facebook heq fotot e mastektomisë (Kujdes! Imazhe të rënda)

05/06/2013 14:25

Facebook ka hequr imazhe të femrave që i janë nënshtruar mastektomisë duke i konsideruar pornografi.

Imazhet e postuara nga ‘The Scar Project’ kanë për qëllim të sensibilizojnë femrat për kancerin e gjirit. Ato tregojnë gra që kanë hequr gjoksin dhe kanë shenja të dukshme në trup.

Shumë prej tyre janë hequr dhe themeluesi i projektit, David Jay, është pezulluar për një muaj nga rrjeti social. Gjithashtu është paralajmëruar që incidente të tilla të mos ndodhin më.

Prej disa vitesh, ‘The SCAR Project’ ka inkurajuar femrat të postojnë fotot e shenjave të tyre pas mastektomisë në mënyrë që të hiqen tabutë që rrethojnë kancerin e gjirit.

Top Channel