Të tjera foto “të nxehta” të ushtareve izraelite

04/06/2013 00:00

Seria e fotove “të nxehta” të ushtareve izraelite që postohen fillimisht në rrjetet social e më pas zënë faqet kryesore të gazetave dhe revistave gossip në mbarë botën, vazhdon.

Zhurmës së shkaktuar nga fotot e publikuara fillimisht, katër vajzat rekrute iu përgjigjen me dy foto të tjera të publikuara sërish në Facebook duke “cmendur” drejtuesit e ushtrisë izraelite që edhe më herët kanë kritikuar veprimin e tyre.

Në dy fotot e publikuara rishtazi, katër ushtaret “më të famshme” të Izraelit, shfaqen gjysmë-nudo me armët mbi supe.

Sipas mediave izraelite, vajzat janë identifikuar si rekrute të Shërbimit Kombëtar, një shërbim i detyruar ushtarak që kryhet nga të gjithë shtetasit izraelitë sapo mbushin 18 vjeç.

Top Channel