Anomalitë e motit me të cilat po përballemi gjatë këtyre muajve do të
jenë më të shpeshta dhe më të theksuara në shume zona të vendit gjatë
viteve të ardhshme.

Studimet e fundit tregojne se temperaturat mesatare vjetore deri ne vitin 2100 do te rriten me 3 grade celcius, dhe gjatë stinës së verës me 5 gradë, niveli i detit do të rritet me 100 centimetra dhe shumë laguna pritet të zhduken. Thatesirat do të kenë kohëzgjatje më të madhe dhe reshjet e shiut do shënojne një ulje deri në 18 për qind.

“Ajo që pritet të ndryshojë, me ndryshimet e klimës për vendin tonë, është shpeshtësia e ngjarjeve ekstremeve të motit, të thatësirave të përmbytjeve, të stuhive detare dhe të gjitha këto ndikojnë në ekonominë e vendit.Ekstremet e motit pritet të jenë më të shpeshta dhe ajo që sjell ndikimin negativ në zhvillimin ekonomik, nuk është ndryshimi gradual i regjimit të reshjeve dhe temperaturave, por janë ekstremet që i mbivendosen këtyre ndryshimeve”, thotë menaxherja e projektit të Adoptimit ndaj Klimës, profesor doktor Eglantina Bruci.

Ekspertet saktesojne se nese nuk do te merren masa,ne investime serioze qe shkojne ne miliona euro pergjate  zonave bregdetare, por edhe ato bujqesore,banoret do te kalojne nje krize te madhe ekonomike.

Rritja e temperaturave, por edhe zvogelimi i reshjeve pritet te sjelle edhe riprodhimin e insekteve të rrezikshme që pritet të bëhen shkak për përhapjen e shumë sëmundjeve.

Top Channel