Nazist në gjykatë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve

04/06/2013 00:00

Një baba i tre fëmijëvë në Angli, zgjodhi të paraqitej me uniformë naziste përpara gjykatës për t’i kërkuar që ta lejonte atë të takohej me djalin e tij të vogël.

40-vjeçari, Heath Campbell, një admirues i nazizmit, në vitin 2011 humbi të drejtën për të rritur djalin e tij të vogël, Heinrich Hons Campbell. Në vitin 2009 ai pati humbur kujdestarinë e vajzës së tij JoyceLynn Aryan Nation Campbell dhe të djalit të madh Adolf Hitler Campbell.

Emrat e tre fëmijëve janë përzgjedhur prej tij, dhe që të tre janë emra tipikë gjermanë gjërësisht të përhapur para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Unë i dua fëmijët e mi dhe dua të jem një prind, një baba. Më lini të jem një baba! Më lini t’i provoj botës që jam një baba i mirë!”, deklaroi ai para gjykatës.

Familja Campbell u bë e famshme në Angli në vitin 2008, kur pushtoi faqet e para të gazetës pasi punonjësit e një dyqani ëmbëlsirash refuzuan që mbi tortën e ditëlindjes të shkruanin emrin e djalit të tij të madh, “Adolf Hitler”.

Pak kohë më vonë, shërbimet sociale akuzuan 40-vjeçarin e fiksuar pas nazizmit për dhunë fizike dhe psiqike ndaj fëmijëve të tij. Në gjykatë ai mohoi këto akuza.

“Unë nuk kam abuzuar kurrë me fëmijët e mi. Unë vetëm u kam vendosur emrat atyre dhe ndarja e tyre prej nesh nuk është më e drejtë”, tha ai.

Pyetjes nëse ishte një ide e mirë zgjedhja për t’u veshur si nazist para gjykatës Campbell iu përgjigj:

“Nëse janë gjyqtarë dhe njerëz të mirë, atëherë ata nuk do të më gjykojnë nga pamja e jashtme”.

Campbell pranon adhurimin e ekstremit të djathtë dhe në anën e majtë të qafës ka bërë tatu kryqin e thyer nazist.

Top Channel