Dëshira femërore, njësoj si ajo mashkullore

03/06/2013 11:00

Një libër i ri zbulon shumë gjëra mbi seksualitetin e femrave duke na bërë të kuptojmë se në këtë aspekt edhe shoqëritë e civilizuara nuk janë të qarta sa duhet.

Libri i gazetarit Daniel Bergner ‘What Women Want’ (Cfarë duan femrat) shpjegon se studimet mbi seksualitetin femëror janë ndikuar nga stereotipet, ndërsa idealet kulturore kanë deformuar dëshirën dhe jetën seksuale të femrave.

Bergner ka dalë në përfundimin se seksualiteti i femrave është i njëjtë me atë të meshkujve: i pangopur dhe kafshëror.

“Disa cilësi që shoqëria tradicionalisht ia ka atribuar femrave si përshtatja më e mirë me monogaminë, romanticizmi etj. janë përralla”, shkruan Bergner.

Gjithashtu ai shton: “Ideja se femrat janë pasive dhe meshkujt janë inisiatorët e aktit seksual nuk është e vërtetë as tek njerëzit dhe as tek kafshët.”

“Shoqëria i ka shtuar turpin seksualitetit të femrave dhe për këtë arsye femrat janë të nënshtruara dhe pasive”, shkruan amerikani Daniel Bergner.

Top Channel