Turqia tronditet nga protestat

01/06/2013 00:00

Kryeministri turk, Reccep Tayyip Erdogan deklaroi se plani për zhvillimin e parkut Gezi, qe u be shkak tensionesh ne Stamboll do te vazhdoje, ndersa policia u terhoq nga sheshi Taksim, qe u shnderrua ne qendren e protestes. 

“Pavaresisht, provokimeve nga organizatat e paligjshme, pavaresisht demeve qe u jane shkaktuar dyqaneve, pavaresisht sulmeve me gure dhe bomba artizanale, policia vazhdon te veproje me autoritetin qe i eshte dhene”, deklaroi Erdogan.

Ai tha se do te vazhdohet me per te ngritur ne Parkun Gezi, disa ndertime te ngjashme me kazermat ushtarake të epokes Otomane, qe do te shnderrohen ne dyqane apo apartamente.
Kryeministri turk pranoi se pergjigjia e policise mund te ishte e tepruar. “Por, siç thashe me pare, i kam dhene urdher Ministrit te Brendshem dhe Guvernatorit te ndermarrin hapat e nevojshme, nese perdoret force e tepruar”, shtoi kryeministri.

Ajo që nisi si çështje locale, qe lidhej me zhvillimin e parkut Gezi, prane Sheshit Taksim ne Stamboll, mori përmasat e një revolte kunder qeverise dhe partise ne pushtet “Drejtesi e Zhvillim” (AK) apo asaj qe cilesohet si islamizimi i Turqise. Erdogan qendron ne pushtet prej vitit 2002 dhe shume ne Turqi mendojne se qeveria po behet gjithnje e me shume autoritare.  

“Turqia drejtohet nga nje sistem parlamentar. Çdo kater vjet ne zhvillojme zgjedhje dhe ky vend e ka bere zgjedhjen e tij”, u shpreh kryeministri turk.

Pas deklarates se tij, sheshi u boshatis nga policet, por u tejmbush nga protestuesit. Zv/kryetari i Partise pro-kurde “Paqe dhe Demokraci”, Siri Surreja Onder e quajti te gabuar mosperfshirjen e njerezve ne procesin e marrjes se vendimit.

Prej te premtes, nje lagje e tere e Stambollit u shnderrua ne arene perleshjes mes policise dhe protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA