Komuna e Antigonesë ka çelur sezonin turistik. Kreu i komunës tha se zona e Lunxhërisë dhe Antigonesë do të nxisin këtë vit turizmin gjithëvjetor, duke u mbështetur tek resurset natyrore dhe arkeologjike të zonës si dhe promocionin e haneve.
Antigoneja, brenda së cilës është vendosur Parku Kombëtar Arkeologjik do të ofrojë këtë vit atraksione të reja turistike, të kombinuara me shërbime kulinarie, turizmin kulturor dhe atë të haneve.
Ofruesit kryesorë të shërbimeve, amvisat e zonës, koleksionistët e objekteve të traditës dhe prodhuesit e suvenireve ndihen optimistë për ecurinë e sezonit.
Në ceremoninë që çeli zyrtarisht sezonin merrnin pjesë autoritete lokale, kandidatë për deputetë dhe përfaqësues të grupimeve të ndryshme politike, këngëtarë, shkrimtarë dhe artistë.
Në Antigone jetojnë aktualisht rreth 7 000 banorë. Vitin e kaluar, komuna priti rreth 2000 vizitorë, shifër që pritet të dyfishohet këtë vit edhe me përmirësimin e shërbimeve brenda parkur arkeologjik të Antigonesë.
Top Channel