I qan fëmija, e fut në frigorifer
29/05/2013 10:20
Një burrë amerikan ka futur vajzën e tij 6-javëshe në frigorifer në mënyrë që të mos qante më.
25-vjeçarin Tyler James Deutsch e zuri gjumi pasi kreu këtë çmenduri dhe vetëm kthimi në shtëpi i bashkëshortes së tij i shpëtoi jetën të voglës.
Prokurori i çështjes bëri me dije se temperatura trupore e vajzës ra në 29 gradë celsius pasi i ati e kishte futur në frigoriferin që ishte i graduar në 12 gradë, por pritet që vogëlushja të mbijetojë.
Nëse shpallet fajtor, Tyler James Deutsch mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai ka pranuar se e ka futur vajzën e tij në frigorifer, por ka shtuar se e ka bërë këtë gjë për të mirën e saj pasi nuk pushonte së qari.
Top Channel