Kreu i Ministrisë së Mjedisit Fatmir Mediu, në një takim me homologët e
tij në rajon kanë diskutuar për masat që duhet të merren për menaxhimin e
lumit Drin.

Mediu ka theksuar se ky lumë ka rendesi strategjike per sektorin energjetik, por nga ana tjeter duhet te forcohen masat dhe investimet per parandalimin e permbytjeve ne Shkoder dhe zonat perreth.

“Lumi Drin është gjenerator i furnizimit të Shqipërisë me energji elektrike, me TEC-et e ndërtuara, duke i shtuar këtyre hidrocentralet e tjera që janë në ndërtim në këtë basen”, tha Mediu.

Ndryshimi i klimes, por edhe rreshjet e shumta dhe te shpeshta kane bere qe edhe gjate ketyre viteve Shkodra dhe zonat perreth te permbyten. Ekspertet e pavarur kane kerkuar qe Qeveria te zbatoje nje plan menaxhimi, per te koordinuar interesat e ekonomise kombetare per prodhimin e energjise ne kaskaden e Drinit, me intereat e banoreve qe bien pre e permbytjeve gati çdo vit.

Top Channel