Kur duhet edhe një muaj deri në përzgjedhjen e projektit fitues te
gazsjellesit nga Kaspiku në Evropë, Kryeministri Berisha i kërkoi
konsorciumit të ‘Shah Deniz’ që vendimi për fituesin të bazohet në
rregullat e tregut.

Në konferencën ‘Shqipëria, një model i ri zhvillimi’, i cili mblodhi në Tiranë përfaqësues të projekteve më të rëndësishme në vend, Kryeministri sulmoi projektin rival ‘Nabuco’, ndërsa vlerësoi punën për ndërtimin e gazsjellësit ‘Trans Adriatik’.

“Projekti më fizibël, më ekonomik, më i strukturuar është projekti i TAP. Dua të theksoj këtu se edhe për ekuilibrat  energjetike të Europës ky projekt duhet marrë me përparësi. Ndaj, ‘Nabuco light’, i cili është një projekt në nxitim e sipër, është një projekt që lindi nga projekti ‘Nabuco big’. Me këtë nuk duhet të them se nuk duhet të ndërtohen, por koha pret. Uroj dhe shpresoj që vendimi të jetë i bazuar mbi parimet e tregut. Ne nga konsorciumi nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektin e plotë të rregullave të tregut”, tha Berisha.

Kryetari i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Marrëveshjeve të projektit TAP Barnin Piechorowski kërkoi nga qeveria shqiptare përgatitjen e një masterplani kombëtar për gazin.

‘Per te bere te mundur gazifikimin e vendit, nevojitet nje masterplan per gazin. Zhvillimi i tregjeve te reja te gazit eshte nje proces kompleks qe kërkon njohuri te thella, pasi perbehet prej shume elementesh, ku përfshihen njohurite mbi tregun dhe zhvillimi i infrastruktures, krijimi i institucioneve rregullatore, perfshirë ketu dhe kuadrin e nevojshem ligjor’, tha Piechorowski.

Nëse përzgjidhet fitues ndaj rivalit ‘Nabuco’, ky projekt shndërron Shqipërinë në nyje nevralgjike të shpërndarjes së gazit të Kaspikut dhe Azisë Qendrore drejt Evropës Perëndimore.

Top Channel