Prezë, tjetër sulm kreut të PS

25/05/2013 00:00

“Unë ndjehem i rrezikuar”. Ky është alarmi që jep kryetari i Partisë
Socialiste në Prezë Lavdim Kajmaku për të dytën herë radhazi, pas një
tjetër sulmi në shtëpinë e tij.

Pa kaluar shume dite nga zjarri ne bizneset dhe banesen e Kajmakut, persona te paidentifikuar i kane vene flaken automjetit te babait te tij dhe nje makine qe ndodhej e parkuar ne oborr. Ndersa raportohet se po ashtu eshte qelluar me arme zjarri, gjurmet e te cilave kane mbetur ne muret e shtepise.

“Nuk kam asnjë armik personal dhe nuk po e marr vesh se çfarë po ndodh, Këtë çështje unë e lidh vetëm nga arsye politike, sepse jam kryetari i PS-së në Prezë”, thotë Kajmaku.

Ekspertet e organit te hetimit kane kryer këqyrjen ne automjete dhe ne banese, ndërkohë që ishin të pranishem ishim ne shtepine e Kajmakut edhe deputetet Pandeli Majko dhe Artan Gaci.

“Ne kemi kërkuar mbrojtje për familjen Kajmaku dhe për bizneset e tij,eshte një gjë e turpshme kjo që ka ndodhur. Policia duhet të priste që të përsëritej rasti? Çfarë duhet të ndodhte, duhet të vriteshin njerëz që policia e shtetit të merrte masa për të mbrojtur qytetarët e kërcënuar?, thotë Gaci.

Raportohet se kjo ngjarje se bashku me nje sulm tjeter te para dy diteve, ku biznesi i Kajmakut u shkaterrua nga zjarrvenia, po hetohen nga Drejtoria e Policise se qarkut Tirane dhe komisariati numer 6 qe mbulon edhe zonen e fshatit Preze.

Top Channel