Nishani: Monitorim transparent të fushatës

23/05/2013 00:00

Një ditë përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale, Presidenti i
Republikës Bujar Nishani ka thirrur drejtuesit e mediave në vend për
t’iu kërkuar kontributin e tyre në pasqyrimin korrekt dhe evitimin, siç
tha ai, te sjelljeve emocionale te politikes qe mund te kene kosto të
panevojshme për vendin.

Ka opinione te hedhura për dyshim të procesit zgjedhor, rrezik të përplasjes shoqërore dhe sociale të aktorëve të ndryshëm para ditës e zgjedhjeve, gjate saj apo pas, deklaroi numri një i shtetit.

“Aktorët politikë dhe mediat në veçanti të bëhen pjesë e frenimit të emocioneve të tepruara dhe të parandalimit të çdo dramaciteti të pabazë, në mënyrë që këto tone të mos kthehen në një kosto institucionale për vendin”, tha Nishani.

Presidneti i Republikes tha se nuk do te nderrmarre asnje hap per zgjidhjen e krizes ne KQZ, pasi nuk eshte ne kompetencat e tij ligjore.

“Opozita duhet të marrë përsipër përgjegjësitë institucionale dhe të plotësojë vendet vakant në KQZ, jo si një detyrim ndaj kundërshtarit politik, por si një plotësim i detyrës së saj dhe të drejtës së saj institucionale dhe i kontributit të saj në procesin e menaxhimit të zgjedhjeve”, tha Nishani.

Kryetari i shtetit ne bisede me drejtuesit te mediave, per here te pare u prononcua edhe per premtimin e Kryeministrit Berisha ne kete fushate, ate per liberalizimin e vizave me SHBA-në. Ndersa vete ambasadori Aleksander Arvizu, nje dite me pare tha se kjo deklarate e Berishes kishte shkaktuar habine e tij dhe te ambasades amerikane, tek numri nje te shtetit nuk ka patur te njejtin reagim.

“Edhe pas disa iniciativave nga Presidenti Obama, që ka për ta lehtësuar procesin për disa vende, sepse ka zhvillime edhe në Kongresin Amerikan edhe në Shtëpinë e Bardhë lidhur me këtë cështje, unë besoj që ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Jam i bindur që me punë mund të arrihet pa diskutim”, tha Nishani.

Presidenti nuk u perfshi ne koment te marredhenieve mes qeverise dhe SHBA. Ai tha se vleresimin per ambasadorin amerikan e ben presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Top Channel