Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se rreziqet ndaj sigurisë së rajonit janë minimizuar, por nuk janë larguar.

Sipas presidentit shqiptar asnjë vend i vetëm nuk mund t’i përballojë ato, ndaj në konferencën e 7-të të Iniciatives së Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit, ai bëri thirrje për bashkëpunim.

“Gjasat për konflikte të mirëfillta ushtarake në rajonin tonë janë reduktuar ndjeshëm. Por të ashtuquajturat rreziqe asimetrike të përfaqësuara nga përhapja e armëve të dëmtimit në masë, terrorizmit ideologjik dhe sulmet kibernetike mbeten ende sfida të rëndësishme për rajonin tonë dhe për mbarë botën. Për më tepër rreziqet e mësipërme bëhen më të prekshme kur shoqërohen me krimin e sofistikuar ndërkombëtar dhe trafiqet e paligjshme të të gjitha llojeve”, tha Nishani.

Shefat e Ushtrise se Shqiperise, Bosnjes, Bullgarise, Greqise, Maqedonise, Malit te Zi, Serbise, Turqise dhe Rumanise, diskutuan per gjetjen e rrugeve te perbashketa per nje stabilitet me te qendrueshem ne rajon.

Konferenca qe eshte e shtata ne rradhe daton qe nga 2007 dhe eshte orientuar ne bisedime konkrete per te ruajtur sigurine mes paleve ne rajon, si edhe per te luftuar rreziqet e përbashkëta, si terrorizmin apo sulmet kibernetike.

Pak ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë propozoi në Tiranë organizimin e misioneve të përbashkëta ushtarake jashtë rajonit, si dhe ofroi bazat maqedonase për stërvitjen e ushtarakëve shqiptarë.

Top Channel