Rruga betonizon liqenin e Ohrit

22/05/2013 21:10

Betonizimi dhe ndotja e bregut të liqenit të Ohrit si pasojë e ndërtimit të rrugës Pogradec-Lin ka sjellë reagimin e Institutit për Ruajtjen  e Mjedisit.

Në ditën ndërkombëtare të Biodiversitetit, një grup nga ky institut ka zhvilluar një protestë paqësore dhe sensibilizuese buzë bregut duke theksuar se dita ditës ky liqen po shkon drejt degradimit dhe rrezikohet kthimi  i tij në një fushë.

Sipas tyre, nga njëra anë bëhet promovimi i vlerave të këtij liqeni, nga më të vjetrit në botë dhe me shumë specie endemike dhe nga ana tjetër ndërtohet rruga e cila shkatërron 10 km të këtij bregu, duke betonizuar zonën.

Kohët e fundit menaxhimi i liqenit të Ohrit është parë me sy kritik nga organizatat e shoqërisë civile, si për ndërtimin e veprave urbane, ashtu edhe për humbjen e biodiversitetit nga mbipeshkimi dhe përdorimi i mënyrave të papërshtatshme.

Top Channel