Barbara: Asnjë konflikt Berlusconi-Galliani

22/05/2013 19:30

Ndërsa e ardhmja e trajnerit të Milanit, Massimo Allegri po vihet në diskutim, një debat i brendshëm përflitet se ka nisur brenda klubit, me presidentin Berlusconi që përkrah mbërritjen e Seedorf dhe drejtorin sportiv, Galliani, i cili mbështet qëndrimin e Allegrit.

Megjithatë, e pyetur në shtypin italian, ndërmjetësen e bën e bija e ish-kryeministrit, Barbara Berlusconit dhe ish-presidentja e Milanit, e cila mohoi zërat për një përplasje midis dy figurave më të rëndësishme të kuqezinjve.

“Rindërtimet e mediave, ato që kam lexuar në këto ditë janë shpesh të ekzagjeruara dhe nuk përputhen me të vërtetën. Linja midis babait tim dhe Gallianit është ajo e zakonshmja, një linjë e përbashkët 27-vjeçare, që ka pasur gjithmonë në fokus interesin e Milanit”, tha Barbara.

Nga ana e saj, ajo mohoi që të fliste me emra konkretë, mbi atë që mund të jetë trajneri i ardhshëm i klubit. “No comment”, përgjigja e prerë e zonjusësh Berlusconi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA