Parku natyror i Syrit të Kaltër në Delvinë po dëmtohet rëndë për shkak
se pemët që ndodhen aty po rrezikojnë çdo ditë e më shumë vizitorët. Për
shkak të një sëmundjeje që ka prekur pemët ato kanë nisur të thahen dhe
një pjesë kanë degraduar tërësisht.

Specialistët thonë se ndërhyrja me prerje është e ndaluar për zonat e mbrojtura, por duke vleresuar rrezikun e lartë ata kanë kërkuar ndihmë pranë Ministrisë së Mjedisit për të siguruar një zgjidhje që do të evitonte incidente të mundshme përgjatë sezonit turistik.

“Presim që të çelen fondi që të ndërhyhet për riparimin e rrugës”, thotë Dervish Kora, inspektor i zonave të mbrojtura.

Parku i Syrit të Kaltër vizitohet cdo ditë nga qindra vizitorë. Ata janë të kënaqur me atë cka ofron natyra në këtë park por mendojnë se ka nevojë për më shumë investime dhe shërbime.

Sëmundja e rrapit po përparon me shpejtësi të lartë ndërsa në park janë prekur të gjithë trungjet qindravjecarë. Parku dhe 18 burimet që bashkohen në Syrin e Kaltër janë pasuria më e rëndësishme e natyrore në të gjithë rrethin e Delvinës.

Top Channel