Një vit nga tragjedia e Himarës në familjen e Aurora Molles, vajzes nga
fshati Verdove, e cila humbi jetën në atë aksident tragjik drama vijon
të jetë e rëndë.

Nena e saj, ne diten kur behet plot nje vit nga momenti kur humbi vajzen e shokuar pohon se ka refuzuar demshperblimin qesharak qe i eshte ofruar nga kompania e udhetimit.

“Një vit zemra ime e di se si kaloj ditet. Nga kompania nuk kemi marrë dëshpërblim. Shuma që është ofruar nuk është as 30 milionë lekë, një dëmshpërblim simbolik ose qesharak. Për dëmin që më ka bërë mua nuk më nevojitet”, thotë nëna e Aurora Mollës.

Studente dhe te aferm te viktimave te tragjedise se Himares jne mbledhur ne Universitetin e Elbasanit dhe kane ndezur qirinj per viktimat.

Me 21 Maj 2012 në Himarë, ndodhi një aksident i rëndë automobilistik rreth orës 16:30 te asaj dite autobusi me studentet e universitetit te Elbasanit doli nga rruga, 13 persona humben jeten dhe 22 u plagosen shume rende. Ekspertiza e fundit ishte se shkak i aksidentit u be tejkalimi i shpejtesise nga ana e drejtuesit te mjetit.

Ambasada amerikane përkujton viktimat

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka përkujtuar sot 13 viktimat e tragjedisë së Himarës. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ambasada ka shprehur mbështetjen për familjet dhe miqtë e viktimave.

“Një vit më parë,të gjithë u tronditëm nga aksidenti tragjik që mori jetët e 12 studentëve të rinj. Ambasadori Alexander A. Arvizu dhe stafi i Ambasadës Amerikane dërgon mendimet dhe lutjet tona për familjet dhe miqtë e viktimave gjatë këtij përvjetori të vështirë. Zoti qoftë afër atyre të cilët ikën shumë shpejt dhe u prehshin në paqe”, shkruhet në mesazh.

Top Channel