Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i janë drejtuar me një peticion
Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të rishikohet numri i fituesve që
do të kenë të drejtë të ndjekin shkollën e Magjistraturës.

Ky fakt u be i ditur nga ministri i Drejtesise Eduart Halimi gjate mbledhjes se Keshillit te Larte, ku u deklaruar se vendet vakante per te cilen do te kene te drejte te ndjekin Shkollen e Magjistratures eshte nga 8 deri ne dhjete.

Por studentet kerkojne te rishikohet ky prag fittuesish pasi sipas tyre ne kete menyre ata po diskriminohen.

Pergjate mbledhjes, ne fjalen e tij presidenti Bujar Nishani ne rolin e kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise e konsideroi si te rendesishem emerimin e gjyqtareve per ne Gjykaten Administrative, i cili duhet te jete sipas procedurave transaparente jo vetem per publikun, por edhe per vete gjyqtaret .

Top Channel