
Në kohën që në Kolegjin Zgjedhor pritet të ketë si gjithmonë fluks
ankesash kundër vendimeve të KQZ-së, kryetari i Gjykatës së Apelit u bën
thirrje partive që të fusin prova në dosjet e tyre dhe jo akuza
politike ndaj anëtarëve të Kolegjit.
“Mirë është që në fakt të gjithë faktorët në Shqipëri duhet të mësojnë se çështjet zgjidhen në gjykatë. Fakti që zgjidhen në gjykatë marrin formë të prerë në gjykatë dhe nuk ka diskutime pas shprehjes së vendimit. Nëse kanë pretendime palët, duhet që të bëjnë një punë paraprake me avokatët e tyre, që të dinë t’i përcjellin gjykatës të gjitha faktet dhe provat”, thotë Alaudin Malaj, kryetari i Gjykatës së Apelit.
Zoti Malaj tha per mediat se Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka dale jashte funksionit pasi dosjet e saj po i gjykojne gjyqtaret e apelit te zakonshem.
“Gjykatat e Krimeve të Rënda sot në Shqipëri kanë dalë jashtë funksionit”, thotë Malaj.
Po ashtu kryetari i Gjykates u bashkua me idene e presidentit Bujar Nishani qe jo per te gjitha rekurset qytetaret te kene te drejten t’i drejtohen Gjykates se Larte, nje ide kjo qe se fundmi ka hasur ne kundershtimet e disa anetareve te Gjykates se Larte
“Unë jam i idesë që nuk duhet të shkojnë të gjitha rekurset në Gjykatën e Lartë. Një pjesë e madhe e çështjeve nuk kanë asnjë arsye juridike për të shkuar në Gjkykatën e Lartë. Kjo është e drejtë e Kuvendit, i cili duhet të marrë masa për të parandaluar gjykimin e çështjeve në shumë shkallë”, tha Malaj.
Gjobë partisë, diskriminon burrat
Në kohën kur gratë dhe organizatat e tyre ankohen për mosrespektim të kuotave nga partitë politike në listat e kandidatëve për deputetë, KQZ ka paditur një parti për shkak se ka futur në lista më shumë gra se sa burra.
Partia Popullore Kristiandemokrate është gjobitur nga KQZ me 8 milionë lekë, pikërisht për diskriminimin e burrave. Por kreu i kësaj partie thotë se kjo është një përllogaritje e gabuar nga ana e KQZ-së dhe për këtë arsye ai ka depozituar një ankesë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit, kërkesë-padi e cila pritet të shqyrtohet së shpejti.
Top Channel