Bashkëpunimi Shqipëri-Meksikë

15/05/2013 23:10

Në takimin e forumit të biznesit Shqipëri-Meksikë, zhvilluar në Tiranë, u diskutua për t’i dhënë një dimension marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, vlerësoi punën e deritanishme në këtë drejtim, duke nënvizuar se takimi i forumit të biznesit mes dy vendeve është hapi i parë në këtë drejtim.

Jaka tha se hapja e konsullatës së nderit në Tiranë, nga ana e Meksikës, ka krijuar mundësi të reja për të shtuar bashkëpunimin dhe qarkullimin tregtar me këtë vend të Amerikës Latine.

Zoti Jaka i bëri thirrje politikës shqiptare, dhe në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të jetë e fokusuar në gjetjen e atyre njerëzve, të cilët japin kontribut në ekonominë shqiptare dhe vënë në lëvizje instrumenta dhe sisteme të tjera, që i shërbejnë ekonomisë shqiptare.

Në takim përshëndeti edhe Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi, i cili theksoi se ky forum nxit bashkëpunimin mes bizneseve të dy vendeve në fushën e tregtisë, turizmit dhe industrisë.

Top Channel