Klubi ‘Magna Grecia’ i mjeteve ‘Off Road’ është duke përshkuar disa rajone
të Shqipërisë së Jugut për arsye turistike dhe humanitare njëkohësisht.

8 ekuipazhe të këtij klubi të përbërë nga shumica arbëreshë të Italisë anë hyrë nga Kakavija në Shqipëri këtë herë të sjellë dy kamionë ‘Off Road’ me ndihma humanitare për disa familje që jetojnë në kushte shumë të vështira të identifikuara në udhëtimet e mëparshme.

“Ne jemi në Shqipëri sepse ky vend na pëlqen. Është ideal për këto që e përdor fuoristradën në kushte ektreme. Ne udhëtojmë gjithandej për të ndarë me njerëzit pasionin dhe eksperiencën me këtë mjet. Klubi ‘Magna Grecia’ organizon vazhdimisht evente, merr pjesë në manifestimet europiane, respekton natyrën dhe bashkëpunon për mbrojtjen civile. Ne jemi pranë njerëzve kur ata kanë nevojë. Këtë herë bashkë me ne udhëtojnë dy kamionë ‘Off Road’ me mbështetje humanitare për disa familje në Berat dhe jemi shumë të lumtur që po kontribuojmë për ta”, thotë Gianluca Capparelli, përfaqësues i ‘Magna Grecia Club’.

Konsulli italian i Nderit në Gjirokastër Teodor Bilushi, i cili ka pritur grupin e arbëreshëve të klubit të fuoristradave thotë se shkëmbimi i eksperincave mes klubeve të të dy vendeve do të promovojë shumë destinacione të rëndësishme turistike në Shqipëri të arritshme për momentin vetëm me fuoristrada. 8 fuoristrada dhe 2 kamionë ‘Off Road’ do të ndalen në disa site të njohura arkeologjike dhe historike të Jugut ndërsa turi do të kalojë përmes Tiranës javën e ardhshme.

Top Channel