Fermerët e zonave që përbëjnë tregun më të madh të prodhimeve bujqësore në vend, thonë se ky vit po shfaq rënie të eksporteve.

Sipas tyre, bumi i një viti më parë, kur harta e eksporteve u zgjerua me tregje të reja, si Gjermania, Çekia, Polonia, Hungaria, madje edhe Anglia, krahas partnerëve tradicionalë të rajonit, është pasuar nga indiferentizmi ndaj prodhimeve shqiptare deri më tani.

Por, për Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, nuk është cilësia e prodhimeve shkaku, por sasia e pamjaftueshme e prodhimt bujqësor, aq sa për të përmbushur kërkesat në sasi të mëdha të kompanive eksportuese.

Kjo vjen për shkak të vonesës, në daljen e prodhimit vendas, si pasojë e dimrit të gjatë dhe me shumë reshje.

Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, gjatë tre muajve të parë të vitit 2013, ekportet e zarzavateve në total kanë pësuar një rritje me 2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që, përkthyer në vlerë monetare është rreth 12 milionë lekë.

Prodhimet kryesore bujqësore të eksportuara nga fermerët shqiptarë janë patatet, domatet, trangujt, ndërsa pas disa ditësh pritet të nisin eksportet e qershive dhe bostanorëve.

Top Channel