Kukës, Berisha sulmon Ramën   

11/05/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha ishte në qarkun e Kukësit ku inauguroi
rikonstruksionin e lotit të dytë të rrugës Kukes – Shishtavec, nga ku
ironizoi kundërshtarin politik Edi Rama, se ka nisur një betejë
elektorale të paqenë për rrugët.

“Zoti Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe vrapon ku të gjejë një gropë. Del burri dy metra i gjatë tek një gropë me Kujtim Qefalinë, deputetin e tij në një komunë socialë, më tha mendja se i kanë bërë vetë gropat. Unë të them këtu se rrugët në Shqipëri janë ndërtuar në të katra anët”, tha Berisha.

Por pavaresisht se per Kryemistrin Berisha infrastruktura ka pesuar nje permiresim te dukshem nen qeverisjen e demokrateve, ai shprehu vetëdijen për gjendjen jo të mirë të shumë rrugëve kombëtare dhe dytësore për të cilat kerkoi mandatin e trete.

“Ajo cka u themi ne këtyre qytetarëve, ne që asflaltuam gjatë këtyre viteve mbi 10 mijë kilometra rrugë, në që asfaltuam në zonat rurale të Shqipërisë mbi 8 mijë kilometra, ne kemi vullnetin, ne kemi zotimin, ne kërkojmë mbështetjen tuaj për të asfaltuar çdo kilometër rrugë, aty ku banojnë shqiptarë”, tha Berisha.

Përballe alternatives se zhvillimit, Berisha tha se ka ate te mohimit te perfaqesuar opozita e majte, duke i atribuar kesaj te fundit raportin e Bankes Boterore, sipas te cilit, ne Shqiperi ka 56 % te analfabetizmit funksional.

“Eshtë alternativë e damkosjes, për cdo gjë, vrapojnë të gëzuar kur marrin vesh një lajm jo të mirë. Pak kohë më parë, shpallën 56 për qind të fëmijëve shqiptarë analfabetë, harruan se me këtë lënduan jo vetëm fëmijët, jo vetëm këtë gjeneratë, por edhe të gjitha gjeneratat e shqiptarëve nga themelimi i alfabetit deri më sot, të cilët pasion kryesor kanë pasion shkollën dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Do të bëjmë gjithçka për shkollimin sa më të mirë të fëmijëve tanë”, tha Berisha.

Duke i atribuar opozites edhe bllokimin e statusit te vendit kandidat, Kryeministri Berisha premtoi se do te behet gjithçka per kete proces, per zhvillimin dhe mireqenien e shqiptareve, duke kerkuar voten per nje mandat te trete qeverises te PD.

Berisha viziton aparturat e reja në QSUT
Do ndërtohet korpusi më i bukur spitalor në vend

Pas Kukësit kryeministri udhëtoi të shtunën drejt Tiranës, ku në mesdite ishte në pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

I pajisur me aparatura të avancuara dhe moderne, qe Berisha e konsideroi rikthim mes kolegëve dhe miqve, në vendin e dikurshem të punës ai bëri këtë konstatim:

“Gjeta një qendër ku përveç bashkëpunëtorëve të vjetër, nuk e njoha dot. Kaq e bukur ishte”, tha Berisha.

I pyetur mbi kirurgjinë e vjetër kryeministri tha: “Që të avancojë kjo kërkon disa negociata në një linjë që është partneritet klinikë-privat”.

Kreu i qeverisë deklaroi se QSUT do të shndërrohet ndër më modernët.

Top Channel