Klima, shkencëtarët ashpërsojnë apelin

11/05/2013 21:30

Shkencëtarët i kanë kërkuar liderëve botërore të kalojnë në veprime konkrete lidhur me ndryshimet e klimës, pas njoftimeve se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë kapërcyen pragun simbolik.

Për të parën herë regjistrimi ditor i CO2-shit në laboratorin e një agjencie qeveritare amerikane në Hauai kaperceu 400 pjesë për milion.

Ekspertët, të cituar nga mediat ndërkombëtare, paralajmërojnë se nuk ka kohë më për të qëndruar duarkryq dhe duhet vepruar.

Dioksidi i karbonit konsiderohet më i rrezikshmi i gazeve shkaktare të efektit serë që krijohen nga njeriu, mbi të cilat rëndon faji kryesor për rritjen e temperaturës së planetit gjatë dekadave të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA