Gjermeni: Berisha dështoi me politikat sociale

11/05/2013 00:00

Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni deklaroi se Kryeministri Sali
Berisha dështoi me politikat sociale për fëmijët shqiptarë.

Në një konferencë për media këtë të shtunë, Gjermeni u shpreh se dështimi vihet re mjaft mirë, kur sot në Shqipëri 1 në 4 fëmijë është i varfër dhe 1 në 3 fëmijë është në nevojë.

“INSTAT thotë se 54 mijë fëmijë në vend punojnë. Këta fëmijë sot rrezikojnë jetën, pësojnë dëmtime, sëmundje dhe shfrytëzohen si skllevëër nën heshtjen absolute të shtetit të tyre”, tha Gjermeni.

Top Channel