Rama falenderon deputetët që mbetën jashtë

09/05/2013 00:00

Shumë mirënjohje. Ky është titulli një editoriali që kreu i PS Edi rama
postoi në blogun e tij ku shpreh mirënjohje  për disa protagonistë të
Partisë Socialiste, që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të
Partisë Socialiste, si Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar
Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci dhe Skënder Hasa.

“I falenderoj, – thotë Rama,-  sepse tregojnë që s’janë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh. I falenderoj sepse edhe pse u duhet të durojnë, atë që asnjë lojtar i vlefshëm nuk e duron dot pa trazim të brendshëm kur s’mund të jetë në kuadratin e fushës”.

Pjesë e falenderit të Ramës në këtë editorial nuk janë deputetët Ilir Gjoni, Shegush Ligori dhe Arben Malaj, të cilët nuk u rikandiduan.

Top Channel