Partia Socialiste thotë se listat e zgjedhësve, të cilat hartohen nga Ministria e
Brendshme, vijojnë të kenë probleme teknike që lidhen me dublimet e
dyshuara dhe votuesit ende të pa pajisur me një kod adrese. Detajet i
bëri publike nga selia e PS-së, Bledi Çuçi,Nënsekretar për Çështjet Zgjedhore.

“Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë një saktë zgjedhore. Ekstrakti i fundit të përbërësve zgjedhore është 352 337 zgjedhës”, thotë Çuçi.

Sipas zotit Çuçi, qarku me problematik me numrim më të madh të zgjedhësve pa adresë mbetet Tirana me 87 mijë votues, pasuar nga Vlora 84 178, Shkodra, 38 827 dhe Korça 27 593 votues. Pavarisht këtyre problemeve Çuçi thotë për PS, të gjithë ata që e kanë emrin të dubluar apo nuk kanë adresë janë të identifikuar.

Por çfarë do të ndodhë ditën e votimit me 23 qershor me këta votues?

“PS e ka të gjithë informacionin e detajuar të 25 874 zgjedhësve të dyshuar si të dubluar në lista se ku ndodhen, ku janë të regjistruar fiktivisht, kush e ka marrë dokumentin e identitetit, në cfarë qëndre votimi janë të regjistruar dhe në çfarë familje i përkasin si të dubluar. Ne kemi informacionin e plotë dhe garantojmë që asnjë nga këto zgjedhës nuk do të kenë mundësi që në datën 23 qershor të votojë më shumë se një herë, për shkak të të qenurit të tyre si të dubluar në listën e zgjedhësve”, tha Çuçi.

Top Channel