Reshjet e dendura të shiut, që përfshinë kryeqytetin gjatë pasdites, shkaktuan përmbytjen e nënstacionit të Kombinatit, duke bërë që kompania ‘CEZ Shpërndarje’ të stakojë energjinë për arsye sigurie.

Kjo bëri që mijëra banorë në këtë zonë të mbeten pa energji elektrike. Ndërkohë që, disa makina të repartit të zjarrëfikësve u angazhuan gjatë gjithë natës për të larguar ujin dhe për të bërë të mundur rifillimin e funksionimit të nënstacionit.

Por, deri në këto momente nuk është bërë i mundur largimi i gjithë ujit dhe duket se kjo situatë do të vazhdojë.

Top Channel