Komisioni hetimor ndaj liderit të opozitës Edi Rama për incidentin e
Vjenës është mbledhur paraditen e të mërkurës për të dëgjuar dëshminë e
diplomatit Egin Ceka, që akuzoi zotin Rama për dhunë në takimin në
Akademinë Politike në Vjenë 24 prillin e kaluar, atë të ambasadorit
shqiptar në Austri, Vili Minarolli dhe të një nga organizatorëve të
takimit, piktorin Fate Velaj.

Zoti Ceka ka akuzuar kreun socialist Edi Rama se fillimisht ka fyer diplomatet shqiptare dhe sherbimin diplomatik si te politizuar, dhe se me pas ne nje debat me te ka vijuar me fyerje personale dhe ka vendosur doren ne menyre shtrenguese pas kokes se tij.

Zoti Ceka eshte shprehur se i ishte prezantuar zotit Rama me emër e mbiemër dhe si diplomat. I kishte shprehur mendimin se nuk eshte e vertete qe shërbimi diplomatik është i politizuar. Por zoti Rama i ka kerkuar te largohet me një ton arrogant dhe e kishte quajtur provokator.

“Pas përgjigjes time,- tha zoti Ceka,- Rama kaloi në një veprim të dhunshëm dhe cenim te personalitetit. Nuk iu përgjigja atij gjesti në mënyrë të ngjashme, por reagova verbalisht. I thashë që një njeri që sillet kështu, nuk meriton të qeverisë Shqipërinë”.

Gjate deshmise se tij zoti Ceka shprehu keqardhje që nuk e denoncoi Ramën në polici dhe se e ka raportuar incidentin vetëm të nesërmen pranë Ministrisë së Jashtme. Ne fund te deshmise se tij, Egin Ceka deklaroi doreheqjen nga sherbimi diplomatik shqiptar. Komisioni vijon te degjoje deshmite e tjera.

Top Channel