“Shqiptarët duan Europën”

07/05/2013 19:40

Me rastin e 9 majit, ditës së Europës, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, dërgoi një mesazh urimi vetëm për popullin shqiptar. Ju ftojmë ta ndiqni të plotë mesazhin e komisionerit.

Stefan Fule: Komisioner i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë:

Të dashur miq,

Vetëm pesë javë më parë unë erdha në Tiranë për konferencën ‘vetëm Bashkimi Europian”. Unë u preka nga pritja e ngrohtë që më dhanë qytetarët shqiptarë dhe nga diskutimi i gjallë që patëm mbi të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Euopian.

Sot, në Ditën e Europës, kur ne jemi duke festuar parimet dhe qëllimet themeluese të Europës, unë po ju drejtohem sërish për t’iu siguruar se unë besoj fort se vendi i Shqipërisë është në Europë.

Zhvillimet në Bashkimin Europian i kanë mundësuar popujve të tij të gëzojnë një periudhë të pashembullt paqeje dhe prosperiteti.

Megjithë vështirësië e fundit, Europa mbetet një burim frymëzimi me vlerat e saj, me standardet e saj të jetesës, edhe në rastin e zgjerimit, po kështu, me fuqinë e saj transformuese, duke sjellë reformat dhe ndryshimet e nevojshme për arritjen e standardeve europiane në të gjitha fushat e jetës.

Integrimi europian do të prodhojë përmirësime të mëdha jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe në menaxhimin e shëndoshë financiar, por edhe për mbrojtjen sociale e perspektivat e punësimit, në sigurinë ushqimore dhe mjedisin, duke përmirësuar kështu në mënyrë radikale cilësinë e jetës së njerëzve.

Duke dëgjuar pikëpamjet e popullit shqiptar në konferencën “Vetëm Bashkimi Europian”, unë jam më i bindur se kurrë se ajo që do populli shqiptar është Europa dhe se është entuziazmi dhe motivimi i popullit shqiptar që do të çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit europian.

Ne jemi të angazhuar për t’ju ndihmuar që të veproni për aspiratat tuaja europiane.

Shumë faleminderit.

Stefan Fule

Përgatiti: Arta TOZAJ, Bruksel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA