PS kërkon përjashtim të 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi, reagon Gazment Bardhi: Akt i rëndë agresioni politik
Disa qindra emigrantë shqiptarë nga Qarku i Durrësit me banim në Ankona
të Italisë zhvilluan një takim me kryetarin e FRD-së Bamir Topi,
sekretarin e përgjithshëm Gazmend Oketa dhe drejtuesin e FRD-së dega
Shijak, Astrit Hoxha.
Në fjalën e tij Topi tha se “partitë e vjetra nuk lejuan që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë”. Ish-presidenti theksoi se “Shqipëria, shteti e shoqëria shqiptare duhet të jenë krenarë për cilësinë qytetare të emigracionit, për sjelljen e tyre patriotike dhe qytetare.
Kushtetuta kërkon një standard të sjelljeve për të gjithë qytetarët, jo ndarje të tyre në dy ose tri kategori, siç ka bërë dhe bëjnë partitë e tranzicionit dhe qeveritë e dala prej tyre”.
Top Channel