Konkurrentja e Finlandës në Eurovision duket se po planifikon një puthje lesbike në arenën e spektaklit më të rëndësishëm të muzikës europiane, që do të mbahet më vonë gjatë majit.

27-vjeçarja Krista Siegfrids, e cila do të konkurrojë me këngën “Martohu me mua”, në 18 maj, në spektaklin që këtë vit zhvillohet në Suedi, lajmëroi se po përgatit një “surprizë” të veçantë në fundin e performancës së saj.

Në një koncert në muajin prill, në Amsterdam, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë finlandeze për të mosaprovuar martesat homoseksuale, Siegfrids u puth me një prej balerinave që e shoqëronin.

Me shumë mundësi, 27-vjeçarja do të përsërisë këtë gjest në Malmo, me qëllimin, sipas saj, për të bërë një “shpallje publike” për të drejtat e barabarta midis të gjithë njerëzve.

“Homofobikët do të tërbohen nga kjo, por jam live në televizion dhe askush nuk mund të më pengojë”, paralajmëroi Krista.


Krista Siegfrids, pjesemarresja finlandeze ne Eurovision

Një vendim i këngëtares për t’u puthur me një femër në skenë mund të krijojë shumë probleme për transmetimin e Eurovisionit, për shkak të pakënaqësisë ose deri bojkotit, që mund të bëjnë disa vende lindore me ndienja të fuqishme të homofobisë.

Në rregulloren e Eurovisionit, deklatatat politike janë të ndaluara, por këngëtarja lesbike pretendon se mesazhi i saj ka të bëjë me “dashurinë dhe tolerancën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA