Dritan Prifti regjistrohet si kandidat i pavarur në Fier

06/05/2013 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të hënën kërkesën e Dritan
Priftit për të kandiduar i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 23
qershorit.

Katër anëtarët e KQZ-së kanë votuar unanimisht për regjistrimin e Priftit si deputet i pavarur në qarkun e Fierit.

Pak ditë më parë Prifti dorëzoi kërkesën në KQZ dhe deklaroi se do të kandidojë për një mandat si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni. Sipas tij vendimi për të kandiduar si i pavarur u mor pas konsultimeve me zgjedhësit e tij.

Top Channel