Një element i ri i fushatës elektorale, e cila pavarësisht se nuk ka nisur zyrtarisht janë edhe rrjetet sociale si “Facebook” apo “Twitter”.

Krahas betejës së nxehtë elektorale që pritet të zhvillohet në terren, një beteje kibernetike me sfond të pastër politik është shfaqur ditët e fundit.

Fillimisht, ishte faqja në “Facebook” e deputetit Erion Braçe, një zë tejet kritik i kryeministit Berisha brënda të majtës, në të cilën cdo postim i Braçes ku përmendej fjala Sali Berisha zhdukej në mënyrë automatike.

I njëjti fenomen ndodhi edhe me faqen në “Facebook” të nënkryetarit socialist të Parlamentit, Namik Dokle.
Nuk i ka shpëtuar sulmit edhe faqja e “Facebook”-ut e kryesocialistit Edi Rama.

Burime nga Departamenti Komunikimit në PS i thanë “Top-Channel” se dy ditët e fundit nga faqja e Ramës janë fshirë një postim ku çdo qytetar mund të llogariste përfitimin nga taksimi ndeërshëm, përfshi një spot në formën e videos i quajtur “Përfshiu në Rilindje”.

Por, çfarë ndodh realisht? Si arrihet fshirja e këtyre mesazheve të Ramës në “Facebook”, i cili numëron 317,355 pëlqime?

Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale mësohet se kjo kryhet nëpërmjet krijimit  nje scripti automatik, me të cilin kanë lidhur butonin “report”, i cili shërben për të denoncuar çdo gjë të pahijshme në “Facebook”.

Ky script vendoset në faqe të klikuara dhe kur njerëzit klikojnë për të lexuar praktikisht pa dijeninë e tyre, bëjnë teknikisht një report për postin e Ramës.

Një tjetër metodë është futja e njerzve të caktuar me llogari të rreme, gjoja si mbështetës të Ramës të cilët më pas i dërgojnë serverit qëndrorë të “Facebook”, denoncime të postimeve të kryesocialistit.

Ekspertët sqarojnë se “Facebook” ka nje algoritem qe ne baze te numrit te reporteve fshin automatikisht postimet e raportuara.

Top Channel