Këshilli i Tiranës me dy kryetarë

05/05/2013 16:10

Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishi, thotë se mbledhja e keshillit jashte radhe, zhvilluar diten e premte, vetem me pjesemarrjen e keshilltareve te majte eshte legjitime, pasi  eshte zhvilluar sipas te gjitha  procedurave  ligjore dhe ne transparence te plote.

Aktet e miratuara ne kete mbledhje i shkojne prefektit te Tiranës per te verifikuar ligjshmerine. “Mbledhja ishte e vlefshme, pasi u zhvillua siç kërkohet nga ligji dhe ka pasur kuorumin e nevojshëm, duke qenë se 50%+1 të anëtarëve ishin prezent. Prandaj, konkluzioni i përcaktuar për lirimin nga funksioni i zotit Kosovrasti është i vlefshëm. Prefekti ka në dorë vetëm një mekanizëm ligjor, që bën verifikueshmërinë mbi vlefshmërinë e ligjit, asaj që është votuar e nuk mendoj se profekti, në këtë rast, mund të ketë një hapësirë të ndryshme interpretimi”, deklaroi Dervishi.

Dervishi e  konsideron te paprecedente konfliktin e shkaktuar, duke mbyllur dyert e salles se keshillit bashkiak si dhe perfshirjen e kreut te bashkise, Lulzim Basha, në kete çështje.

”Deklarimet e ekzekutivit, të kryetarit të Barhkisë dhe administratës së tij janë tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi zgjedhja e kryetarit është kompetencë e këshillit e s’ka asnjë element ligjor apo ndonjë natyrë tjetër që t’i mundësojë kryetarit të bashkisë të komentojë mënyrat si zgjidhet. Nuk ka asnjë precedent tjetër, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë as në situata shumë më të tensionuara politike dhe është edhe më e paprecedent që të ndërrohen bravat e dhomës ku është shkruar “Këshilli Bashkiak” që tek koka, ambient ku vetë kryetari i Bashkisë është bujtës”, komentoi Dervishi.

Dervishi thekson se  pas konfirmimit te mazhorances se majte ne keshill kryetari Kosovrasti duhet te jepte doreheqjen  per te lejuar vijimesine  normliasht te mbledhjeve te keshillit.

Top Channel