“Borxhet po na falimentojnë”

02/05/2013 00:00

Faturat e papaguara,që shteti i ka sipërmarrjes private për punët
publike të kryera, kanë akumuluar një borxh prej mbi 200 milionë eurosh
ndaj biznesit. Kësaj liste po i shtohen edhe kompanitë e shërbimeve që
kanë kryer punë të kontraktuara nga institucionet shtetërore.

“Shuma që buxheti i shtetit i ka kompanive private është në shifra të konsiderueshme, të cilat i kalojnë 200 milione eurot. Por një fenomen negativ, i cili po shoqëron tashmë rritjen e detyrimeve që ka buxheti i shtetit ndaj kompanive është detyrimi që ka ndaj kompanive të shërbimit, ku ne kemi marrë një informacion dhe janë rreth 660 kompani që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe që po preken nga kjo plagë e rëndë, pasi i penalizon këto kompani në pagimin e detyrimeve të drejtpërdrejta të tatim fitimit dhe të TVSH-së”, thotë Nikolin Jaka, kreu i  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo situatë zhyt në një kolaps të thellë biznesin, çka jep efekt zinxhir në rritjen e papunësisë. Në këto kushte, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon kompensimin e këtyre detyrimeve përmes pezullimit të detyrimeve tatimore.

“Ndërhyrjen me akte ligjore që mundëson kompensimin ose pezullimin e afateve të pagesave për detyrimet tatimore si Tatimin mbi Vlerën Ahtuar dhe Tatimin mbi Fitimin në favor të të gjitha kompanive private, kur shuma e detyrimit që sistemi i buxhetit të shtetit i ka këtyre kompanive është më e mdhe se shuma e detyrimeve tatimore që kompanitë kanë shlyer”, thotë Jaka.

Një tjetër kërkesë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë është aplikimi i Ligjit për Legalizimin e Kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor 2011-2012, duke përfshirë uljen e tarifave për legalizmin e aseteve sipas propozimeve të dhomës. Biznesi kekroi gjithashtu dhe kuader ligjore per te ndeshkuar punonjesit e administrates publikeqe shkelin konfidencialitetin e deklarimeve vullnetare.     

Top Channel