Zoe Saldana: Besoj ende tek dashuria

01/05/2013 00:00

Është ndarë nga Bradley Cooper kohët e fundit, por Zoe Saldana nuk e ka zemrën e thyer dhe ende beson tek dashuria.

Në një intervistë për ‘InStyle’, aktorja 34-vjeçare ka deklaruar se i adhuron meshkujt: “Nuk kam hequr dorë prej tyre. Më pëlqejnë djemtë e këqinj. Besoj tek dashuria sepse e kam pasur atë për shumë kohë. E di që është e vërtetë.”

Zoe foli edhe për fiksimin e Hollivudit me aktoret në moshë të re: “Gjithmonë të kujtojnë moshën dhe më e bukura është se të përmendin moshën disa pleq të shëndoshë, me bark të kërcyer. Më neveritet kur shoh aktorë 50-vjeçarë që në film gjejnë shpirtin binjak tek një 25-vjeçare.”

“Në jetën e vërtetë një vajzë e re nuk ia hedh sytë një 50-vjeçari”, shtoi Saldana.

Top Channel