Ish të dashurat e Balotellit

01/05/2013 00:00

Pak ditë më parë Mario Balotelli u nda nga e dashura e tij më e fundit, Fanny Neguesha romanca me të cilën zgjati për 5 muaj me radhë. Para saj, Balotelli i dha fund lidhjes 2-vjeçare me Rafaela Fico-n, të cilën e akuzoi për tradhëtia. Frut i kësaj marrëdhënie ishte vajza Pia, për të cilën kujdeset e vetme tashmë Rafaela.

Këto dy lidhje kanë qenë të fundit për Balotelli-n, por jo të parat. Sigurisht fama ia “ka lehtësuar mundin” super Marios për të patur krah tij bukuroshe të ndryshme.

Por cilat kanë qenë ish-et e Balotelli-t? Media gossip në Itali rendisin gjashtë me të cilat Mario ka kaluar minimumi 3 muaj romancë.

E para është Barbara Guerra, show-girl që Balotelli e njohu në dhjetor të 2009-ës. Romanca mes tyre shuhet pas katër muajsh. Më pas Melissa Castagnoli, gjysmëfinaliste në konkursin për përzgjedhjen e velinave në Itali. Ajo u njoh me futbollistin në qershor të vitit 2010 nëpërmjet Facebook dhe u nda gjashtë muaj më vonë.

Në korrik të 2011, Mario dhe Rafaela nisin lidhjen e tyre, më jetëgjata për futbollistin. Cifti zhvendoset së bashku në Angli, kur sulmuesi iu bashkua Manchester City-t, ndërsa rikthimi në Itali do t’i gjente të ndarë.

Sara Galimberti, atlete dhe bukuroshe që Balotelli e njohu në 2011. Lidhja e tyre zgjat 3 muaj. Për të mbërritur tek e fundit, Fanny Neguesha, lidhja me të cilën zgjati 5 muaj.

Top Channel