Berisha: Përurojmë rrugë, shkolla…

01/05/2013 00:00

Një rrugë e re panoramike prej 13 kilometrash që nis poshtë në fushën e
Korçës dhe përfundon në fshatin Liqenas, me minoritet maqedonas ka bërë
lehtësisht të arritshme për turistët Parkun Kombëtar të Prespës.

Per Kryeministrin Berisha, kjo rruge jo vetem permbush filozofine e qeverisjes se tij per shkurtimin e distancave nepermjet infrastruktures moderne, por eshte nje prove e re se ne kete fushate elektorale Partia Demokratike, sic tha ai, shkon tek qytetaret me vepra dhe jo me fjale.

“Flasim me rrugë, flasim me ujësjellësa, flasim me kanalizime, flasim me shkolla, flasim me qendra shëndetësore, flasim me subvencione për fermerët, flasim me heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët, flasim me nje ekonomi, e cila në kushtet më të vështira të krizës, siç u pohua dhe një javë më parë nga Komisioni Evropian, ishte një nga tre apo katër ekonomitë e vetme të BE, e cila pati rritje ekonomike dhe midis tyre ishte e vetmja, e cila pati një ulje prej 0,5 % të papunësisë”, tha Berisha.

Duke deklaruar se rritja e prodhimit vendas eshte pike kryesore e programit te Partise Demokratike, Kryeministri shpjegoi se edhe ligji i 2 muajve me pare, qe hiqte TVSH-ne per lendet e para per bujqesine, u ndryshua me kerkesen publike te fermereve te Lushnjes, Korces dhe Beratit, te cilet u ankuan se perfitimin direkt nga kjo mase e kishin tregtaret.

“Ndaj dhe ne vendosëm që çdo fermer të marrë para në dorë, TVSH-ne për çdo lloj imputi bujqësor që ai importon apo blen në treg. Bëmë të njëjtën gjë për naftën dhe jam shumë i lumtur që gjetëm skemën më të mirë për tu mbështetur ju dhe jo për të përfunduar paratë siç përfundonin në xhepat e qeveritarëve”, tha Berisha.

Kryeministri ftoi shqiptaret te punojne se bashku per nje mandat tjeter qeverises, duke i dhene fund, sipas tij, mbajtjes peng te integrimit europian nga Edi Rama.

“Alternativa tjetër, të dashur vëllezër dhe motra, për 4 vite ishte bojkot- bllokim, bllokim-bojkot. Por demokracia funksion në Shqipëri. 23 qershori po afron, jam i bindur se shqiptarë me mençuri, me gjakftohtësi do të votojnë për Partine Demokratike, që u provua gjithë këto vite lokomotivë e vërtetë e integrimit”, theksoi Berisha.

Top Channel