Rihanna, puthje e “kushtueshme” me fansin

30/04/2013 17:20

Intimiteti i papritur i treguar ndaj një fansi mund t’i kushtojë shtrenjtë Rihannës, pasi i dashuri i saj, Chris Brown, tregoi të gjithë zemërimin e tij duke hequr ndjekjen që i bën në “Twitter” këngëtares.

Çrregjistrimi erdhi pak pasi Rihanna publikoi imazhe në të cilat shkëmbente puthje “miqësore” me një fans të quajtur Justin LaBoy.

Megjithatë, afrimiteti i treguar nga 25-vjeçarja me të porsanjohurin ishte befasues.

Nga klabi i Nju Xhersit, ku ndodhi ky takim, LaBoy postoi në llogarinë e tij në “Twitter” një imazh duke puthur Rihannën në faqe, me mbishkrimin: “Unë dhe gruaja ime Rihanna, në një mbrëmje”.

Në një tjetër foto, LaBoy pranonte me sinqeritet: “Unë dhe Rihanna. As vetë nuk e kuptoj se si përfunduam bashkë”.

Megjithatë, Chris Brown, i cili ka pasur një histori të trazuar me këngëtaren, të karakterizuar nga shumë ndarje dhe ribashkime, nuk duket se e priti mirë këtë “shaka”, duke zgjedhur të çregjistronte të dashurën nga ndjekja në “Twitter”.

Në të shkuarën, Brown fitoi vëmendje mediatike pasi u nda për herë të parë nga Rihanna, pasi abuzoi fizikisht me të disa vite më parë.

Top Channel