Fasonet në Korçë kërkojnë tregje të tjera

30/04/2013 00:00

Gjurmët e krizës ekonomike greke vazhdojnë të shënohen në qytetin e
Korçës. Prej mëse një viti një pjesë e madhe e bizneseve të cilat kanë
pasur kontratat e tyre në shtetin fqinj, kryesisht kompanitë e veshjeve
dhe këpucëve janë duke shkëputur marrëdhëniet me firmat ekuivalente në
Greqi.

Per shkak te krizes ne Greqi, keto firma jane detyruar te tkurrin marredheniet me firmat greke dhe  te kerkojne destinacione te reja per eksportet e rajonit juglindor. Vetem muajt e fundit te pakten 15 biznese kane shkeputur mardheniet me fqinjet nga mungesa e likujditetit dhe masat relativisht te forta qe jane marre nga Qeveria greke me rritjen e taksave.

Kjo tkurrje ka sjelle edhe ndikimin e saj ne vend duke bere qe tashme likuiditeti t’i rikthehet nje forme me te vjeter qe eshte ajo mall me mall apo sherbim me mall dhe qe sipas eksperteve sjell pasoja te renda ne ekonomine vendase.

Top Channel