As Fanny Neguesha nuk arriti ta fuste në rrugë të mbarë Mario Balotellin. Historia e dashurisë mes futbollistit të Milanit dhe modeles belge ka përfunduar sipas mediave italiane.

Kishte një javë që SuperMario “vërdallisej” vetëm në rrugët e Milanos dhe kishin lindur zëra për një ndarje të mundshme, zëra që më në fund kanë marrë konfirmim. Nuk dihen ende arsyet e ndarjes, por ajo që dukej vajza ideale për Balotellin, doli se nuk ishte.

Vetë sulmuesi i kombëtares italiane ishte shprehur në një intervistë të një muaji më parë se kishte gjetur dashurinë tek Fanny.

“Fanny më jep qetësi dhe siguri. Nëse luaj më mirë është meritë e saj”, kishte thënë Balotelli.

Top Channel