KAH, debat për Shqipërinë

29/04/2013 19:30

Komitetit amerikan i Helsinkit do të zhvillojë një mbledhje të posaçme për Shqipërine më 6 Maj. Në faqen e internetit të organizmit, që njihet si Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, paraqitet paraprakisht situata aktuale në Shqipëri.

“Pavarësisht progresit, Shqiperia vazhdon të luftojë për ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshirë edhe respektimin e ligjit”, thuhet në njoftimin online.

Sipas tij, “ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të qershorit, Komitetit amerikan i Helsinkit shpreson të vleresojë shkallën në të cilën progresi ka dështuar në përmbushjen e pritshmërive, si brenda dhe jashtë vendit dhe çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar ritmin e reformave të tjera që lidhen me qeverisjen e mirë”.

Në këtë seancë dëgjimore do të jenë të pranishëm dhe do të marrin fjalen: Philip Reeker, zv.ndihmes-sekretari për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë në Departamentin e Shtetit, Gilbert Galanxhi, ambasador i Shqipërisë në SHBA, Elez Biberaj, drejtori i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës” dhe Besa Shahini, analiste për Iniciativën e Stabilitetit Europian.

Top Channel