“Babai” i fotografive të dasmave

29/04/2013 18:00

Flavio Bandiera është një nga fotografët më të famshëm dhe më të paguar në Itali.

I lindur në vitin 1970, ai që në fëmijëri ka qenë i rrethuar nga fotografitë, falë babait të tij Stefanos.

Flavio është i dashuruar pas artit, muzikës dhe letërsisë. Pasi mbaroi studimet ai filloi karrierën e tij profesionale duke punuar si asistent në mjedise të ndryshme fotografike.

Orientimi i tij drejt fotografisë së dasmave vjen pothuajse rastësisht në mesin e viteve 90 dhe ky bëhet pasioni i tij.

Në vitet e njëpasnjëshme ai punon me passion me bindjen se shkrepjet e tij dokumentare dhe artistike ishin thelbi i karrierës së tij.

Një hijeshi e deklaruar, një gjuhë përshkruese plot detaje, një intimitet në të cilën mund ta identifikosh veten në një dimension tjetër.

Stili Bandiera është i rafinuar, spontan, por emocional në të njëjtën kohë, në të cilën, forma e dritës dhe ngjyrave shprehin hijeshi të brendshme për të gjithë ata që kanë vendosur t’ia besojnë për ta dokumentuar Flavios ditën e tyre më të rëndësishme.

Flavio Bandiera eshte themelues i ekskluziv i “Best of Ëedding Photography” qe permbledh brenda fotografet me te mire ne bote, si dhe i ANFM-së, e para shoqate e fotografeve të dasmave ne Itali.

Kontributi i jashtezakonshem i tij ne boten e fotografise eshte shperblyer me shume çmime nderkombetare. Ai është vlerësuar si “Eksplorues i Dritës” nga “Cannon” si dhe “Ambasador” i albumeve “Epoca”.

Top Channel