“Big Brother”, Elena del nga gara

28/04/2013 08:15

Motoja e këtij edicioni të “Big Brother”  se asgjë nuk është ashtu siç duket është marrë seriozisht nga Elena, e cila gjatë spektaklit të së shtunës mbrëma ka refuzuar marrëdhenien e saj  me Viganin, megjithëse “Vëllai i Madh” ka shfaqur për ta, por edhe për publikun një klip me momente të tyre intime.

”Deri tani, vetëm 7-8 herë kemi fjetur gjithsej. Edhe një moment kur u duk se u puthëm, as ajo nuk është e vërtetë, pasi u puthëm në faqe. Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë me Viganin”, deklaroi Elena.

Sidoqofte, në fund të spektaklit ajo e la shtepine dhe Viganin, kur me shumice votash nga publiku  eshte larguar nga “reality-show” me i ndjekur ne Shqiperi.

”Fakti që kam qenë afër me Viganin, duke pasur të dashur jashtë dhe keqkuptimet nga klipi më kanë penalizuar mbase, e kjo është arsyeja kryesore që u largova, por tani jam e lumtur që ndodhem jashtë, pasi do të kem mundësinë të sqaroj gjithçka dhe sa më shpejt aq më mirë. Me Viganin, gjithçka u mbyll kur pashë atë klip. Mund të kisha ruajtur miqësinë, por tani që e pashë s’dua të kem më asnjë lloj kontakti. Fitoren, në këtë edicion ai uroj Anaidit,  pasi është një djalë i zgjuar dhe pozitiv”, komentoi Elena, pas largimit të saj.

Ana humane e Shpendit  eshte shfaqur kur ne spektakel eshte transmetuar nje video e veçante. Djali nga Kosova ka ndihmuar ne mbledhjen e fondeve per te shpetuar jeten e nje femije te semure.

Kete jave, nominimet kane qene thjesht pjese e lojes se “Big Brother”, per te zbuluar pakenaqesite e banoreve, sepse te shtunen e ardhshme askush nuk do te largohet nga shtepia.

Java ne vijim do te rezervoje per publikun nje surprize te jashtezakonshme, nje surprize te cilen e di vetem “Vellai i Madh”…..

Top Channel