Kriza greke kërcënon rajonin

27/04/2013 00:00

Kriza greke ka prekur rëndë edhe ekonominë shqiptare.Rreziku i saj
vazhdon të mbetet evident dhe kërcënon ekonomite e gjithë rajonit.

Ky eshte konkluzioni i një debati të hapur politik të organizuar në Athine nen kujdesin e federates se shoqatave shqiptare ne Greqi. I pranishem ne kete debat ishte edhe ekonomisti Anastas Angjeli.

Sipas tij kriza greke ka prekur edhe ekonomine shqiptare,pasi ne kete vend jetojne mijera shqiptare emigrante.
Angjeli i referohet renies drastike te remitancave qe hyjne nga emigrantet ne vendin tone,vellimi i te cilave ka rene ndjeshem gjate ketyre viteve te fundit.

Ai thote se tashme eshte e nevojshme nje strategji kombetare per perballimin e pasojave te krizes dhe perballjes se ekonomise ne menyre efektive me pasojat e saj. sipas tij, menjehere pas zgjedhjeve te 23 qershorit,qeveria qe do te dale nga to,duhet te kete gati nje reforme ekonomike me objektiva te qarta per kapercimin e krizes.

“Besoj se thelbi nuk ishte të diskutonim krizën greke, sesa pasojat e saj në ekonominë shqiptare. U dhanë mendime shumë të vlefshme për situatën e krijuar dhe ndikimin në marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare në tregun bankar dhe në tregun e punës në Shqipëri”, tha Angjeli.
 
Takimi u pershendet edhe prej politikanteve  greke,deputete te se ciles ishin te pranishem ne salle.  Ne vazhdim,u prezantua edhe libri i profesor Anastas Angjelit “Nen ethet e krizes”.

Top Channel