Kur Mike Tyson “qan”: E dashura më vrau pëllumbin

26/04/2013 13:40

Një prej boksierëve më të famshëm dhe të frikshëm në historinë e këtij sporti, Mike Tyson ka edhe një anë befasuese të butë, e lidhur me dobësinë e tij për pëllumbat.

Pikërisht, janë shpendët që “Majku i Hekurt” ka kaq shumë për zemër, ata që i kanë shkaktuar edhe një prej traumave më të mëdha të jetës.

Në një intervistë radiofonike në SHBA, pronari i 350 pëllumbave, Tyson tregoi shokun që pësoi kur mësoi se një ish-e dashur e tij therri dhe i gatoi një pëllumb, të cilin ai e hëngri pa dijeninë se çfarë po hante.

”Në të shkuarën, shoqërohesha me një vajzë që kishte një mendim krejt të ndryshëm mbi pëllumbat, ajo i shihte vetëm si ushqim dhe një herë më gatoi një të tillë. Ishte e tmerrshme”, rrëfeu ish-kampioni i botës në peshat super të rënda.

”Nuk është një çudi arsyeja përse tani jam me dikë tjetër. Me pëllumbat kam një lidhje shumë të veçantë”, shtoi 46-vjeçari.

Top Channel