Ekspozita më e fundit e piktorit Alush Shima, e cila u çel në Galerinë kombëtare të Arteve, mund të quhet pa dyshim ndër më të veçantat e këtyre kohëve të fundit.

Kjo, sepse pikturat e paraqitura në të, që fatmirësisht janë ruajtur, janë si një dritare, nga e cila publiku mund të admirojë atë anë të fshehur të krijimtarisë dhe historisë së artit shqiptar, e cila i përket viteve ’60-’70.

Ndryshe nga arti i standardizuar i realizmit socialist, i mbushur me simbole komuniste, këto vepra, të cilat lëvrojnë një sërë zhanresh, si ai surrealist e modernist, pasqyrojnë një tjetër koncept, të zhveshur nga kufizimet e kohës kur u pikturuan.

Ngjyrat e fuqishme, figurat njerëzore, por edhe peisazhet e veçanta, janë bërë pjesë e fantazisë së autorit, i cili i ka përcjellë ato në pikturë.

Pikturat janë përzgjedhur nga dy kuratorët e njohur ndërkombëtarë, Arturo Kalcona dhe Vanja Strukel, profesorë të Universitetit të Parmës.

Krijimet e Alush Shimës, të cilat i përkasin viteve ’68-’73, janë frymëzuar nga artistët e mëdhenj modernistë perëndimorë, si Matise e Braque.

Top Channel