Beyonce “harron” turin për familjen

26/04/2013 12:45

Ndonëse është në një tur botëror, Beyonce arrin që në çdo rast të gjejë kohë për familjen e saj.

Nga Parisi, ku iu bashkua bashkëshorti Jay Z. me të bijën Ivy Blue, familja u bashkua në një drekë e shëtitje romantike.

Ndonëse në udhëtim dhe aktivitet të vazhdueshëm për shkak të turit, këngëtarja dukej në formë të shkëlqyer dhe aspak e konsumuar nga lodhja, përkrah dy njerëzve të saj më të dashur në Paris.

Për t’u veçuar, nga imazhet e publikuara në mediat ndërkombëtare, një ngjashmëri pothuajse identike e vajzës me babain e saj, Jay Z.

Top Channel