Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh, përpara të rinjve në konventën e Partisë Demokratike për Rininë, se do të ndjekë hap pas hapi realizimin e ëndrrave të tyre.

“Vij sot për t’ju siguruar se, ndonëse në moshë dallojmë nga njëri tjetri, unë nuk kam vitet tuaja, por në shpirtin tim dhe zemrën time ndiej, përjetoj, perceptoj çdo gëzim tuajin, çdo sukses tuajin, çdo brengë tuajën, çdo arritje tuajën dhe çdo dështim, që veçse ju bën ju të qëndroni të vendosur për suksesin e radhës. Unë sot nuk kam moshën tuaj, por forca e pathyeshme e imja qëndron në zemrat tuaja, besimi im është në regjinë tuaj, përkushtimi im, në vizion tuaj. Ja pse unë ndjehem gjithnjë bashkëmoshatar me ju, i vendosur t’ju ndjek dhe t’ju udhëheq juve hap pas hapi, gjer në shndërrimin e ëndrrave tuaja në realitet. Nuk kam moshën tuaj në vite, por jemi bashkëmoshatarë në liri, mosha juaj e lirisë është mosha që ju, me guximin, trimërinë dhe vizonin, i dhuruat çdo shqiptari dhe mua”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se, 4 vitet që vijnë, do të jenë vitet e punësimit të madh të rinisë.

“Punësimi juaj është pengu jonë, ju premtojmë e të tjera”, shtoi Berisha.

Kreu i qeverisë tha në konventë se vendi, falë zbatimit të reformës së iniciativës së lirë, nuk njohu papunësi, në krahasim me vendet e rajonit, ku shifrat u dyfishuan.

Top Channel